Categories: auto

Aston Martin Valhalla pritet të vijë me një version Spider edhe më ekskluziv

Aston Martin po përgatit një variant të ri të Valhalla-s, i cili mund të jetë edhe më i rrallë se modeli Coupe, prodhimi i të cilit është kufizuar në vetëm 999 njësi në mbarë botën.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, Valhalla Spider mund të prezantohet në muajin nëntor dhe numri i automjeteve të prodhuara pritet të jetë më i ulët se ai i versionit me karroceri Coupe.

Modeli aktual renditet për nga performanca mes Lamborghini Revuelto dhe hipermakinave dukshëm më të kushtueshme, përfshirë Ferrari F80 dhe McLaren W1.

The Supercar Blog shkruan se versioni i hapur do të pajiset me një çati “targa”, e cila mund të hiqet, në vend të një sistemi me çati të fortë apo të butë që paloset.

Kjo zgjidhje lidhet edhe me kufizimet e hapësirës, pasi Valhalla nuk ofron vend për ruajtjen e mekanizmave të çative palosëse. Për këtë arsye, çatia “targa”, që pronari mund ta largojë dhe ta vendosë mënjanë, konsiderohet alternativa e vetme e zbatueshme.

Pavarësisht ndryshimit në karroceri, sistemi i fuqisë pritet të mbetet i pandryshuar krahasuar me Valhalla Coupe.

Spider-i do të vazhdojë të përdorë motorin V8 4.0-litërsh “twin-turbo” të Mercedes-AMG, të kombinuar me tre motorë elektrikë: dy në pjesën e përparme dhe një në pjesën e pasme.

Konfigurimi hibrid pritet të prodhojë të njëjtën fuqi si Coupe, konkretisht 1,064 kuaj-fuqi dhe 1,100 Nm çift rrotullues.

Motori AMG do të jetë i lidhur me një transmision me tetë shpejtësi, ndërsa fuqia do të shpërndahet në të katërta rrotat.

Valhalla standarde peshon 1,655 kg. Edhe pse versioni Spider mund të jetë disi më i rëndë, ai nuk pritet të tejkalojë 1,700 kg, falë përdorimit të fibrës së karbonit në strukturën e automjetit. /Telegrafi/

të fundit

Manchester City kalon Brightonin me penallti dhe siguron raundin tjetër të EFL Cup

Manchester City ka avancuar në raundin tjetër duke eliminuar Brightonin pas penalltive.“Qytetarët” morën një fitore 5-4 në penallti pasi epilogu…

10 seconds ago

Klodiana Lala: Rasti i Vlora Hysenit duhet të hetohet thellësisht; Rama duhej të jepte dorëheqjen

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi çështjen e Vlora Hysenit, duke e cilësuar atë si një…

2 minutes ago

Flavio Bolsonaro nga Miami falënderon Trumpin dhe pretendon se është presidenti i zgjedhur i Brazilit

Nga Shtetet e Bashkuara, ku mbërriti pasi u largua nga Brazili, Flavio Bolsonaro falënderoi Donald Trump për mikpritjen dhe deklaroi…

6 minutes ago

Faturat e ujit në Ohër do të rriten nga 1 janari

Autoritetet e qytetit në Ohër nga 1 janari do të fillojnë t’u dërgojnë banorëve të Ohrit fatura të ujit për…

20 minutes ago

Parukieri nga Kosova që kujdeset për flokët e yjeve të futbollit, synon kurorën botërore në Itali

Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër…

30 minutes ago

Vitesse kërkon ringritjen pas krizës, nga Rashica e Broja te Zumberi dhe Domgjoni

Vitesse Arnhem, klubi që shërbeu si trampolinë për karrierën evropiane të Milot Rashicës dhe Armando Brojës, po përpiqet të rikthejë…

36 minutes ago