BMW redukton butonat fizikë në makina, ndërsa të rinjtë orientohen drejt komandave zanore

Modelet e reja të BMW-së po projektohen me gjithnjë e më pak butona fizikë, duke u mbështetur kryesisht te komandat zanore, ekranet me prekje dhe kontrollet haptike.

Të lidhura

None found

Sipas prodhuesit gjerman, ky transformim pasqyron ndryshimin e sjelljes së blerësve, sidomos të brezave të rinj. Vikram Pawah, drejtor i BMW Group Australia, deklaroi se përdorimi i zërit dhe i ekraneve me prekje po përhapet me shpejtësi, ndërsa drejtuesit e rinj janë më të mësuar me këto zgjidhje teknologjike.

Automjetet e gjeneratës Neue Klasse, mes tyre i3, iX3 dhe X5/iX5, ofrojnë shumë më pak komanda fizike krahasuar me modelet që zëvendësojnë, transmeton Telegrafi.

BMW ka zgjedhur t’i zëvendësojë një pjesë të butonave klasikë me një sistem që kombinon komandat zanore, ekranin qendror dhe butonat haptikë të vendosur në timon. Megjithatë, kjo filozofi e re nuk është pritur pa kritika.

Përparësia kryesore e komandave fizike është se ato mund të përdoren pa larguar vështrimin nga rruga. Veprime si rregullimi i temperaturës, ulja ose ngritja e volumit dhe aktivizimi i funksioneve të ndryshme mund të kryhen përmes kujtesës muskulore, pa kërkuar navigim nëpër ekran.

Edhe pse ekranet me prekje sjellin më shumë funksione, për disa veprime të zakonshme ato mund ta detyrojnë shoferin të fokusohet te ekrani dhe të kalojë në disa menu.

Pavarësisht kundërshtimeve, BMW beson se kjo është rruga e industrisë së automobilave. Kompania nuk pretendon se butonat fizikë janë të padobishëm, por vlerëson se brezat e rinj po i përdorin gjithnjë e më rrallë.

Një nga shenjat e këtij ndryshimi është zhdukja graduale e rrotës së njohur iDrive. Ajo është hequr tashmë nga modelet kompakte dhe pritet të mos jetë më pjesë as e modeleve të tjera, teksa ato kalojnë në gjeneratat e reja.

Megjithatë, kontrollet fizike nuk do të zhduken tërësisht nga automjetet e BMW-së. Komandat e xhamave, rregullatori i volumit dhe disa funksione tradicionale do të vazhdojnë të qëndrojnë.

Në thelb, debati përqendrohet te zgjedhja mes komunikimit me makinën përmes zërit dhe komandimit të drejtpërdrejtë të funksioneve me një prekje.

BMW duket se e ka përcaktuar tashmë drejtimin: automobilat e së ardhmes do të kenë më shumë komandim zanor, më shumë ekrane dhe më pak butona. /Telegrafi/


Shtuar 25.08.2026 09:26

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet