7 mënyra si të mbrohemi nga hakerat

A është sulmuar ndonjëherë telefoni juaj nga hakerat? Nëse po atëherë ne po ju sjellim shtatë  këshilla sigurie për t’u mbrojtur.

1.Fikni Wi-Fi-n dhe Bluetooth-in e telefonit tuaj. Kjo është mënyra me e sigurt për të ndaluar të huajt që të hynë në telefonin tuaj. Përse? Sepse nëse ju mbani Wi-Fi-n dhe Bluetooth-in aktiv, hakerat mund të shohin rrjetet me të cilët ju jeni lidhur më parë, dhe t’iu mashtrojnë duke  hyrë në telefonin tuaj, për t’iu marrë të dhëna personale.

2.Përdorni hapin e sigurisë së dyfishtë. Kjo nënkupton se një fjalëkalim është i sigurt, por dy të tillë janë akoma më të sigurt. Çdo adresë në Google apo në Twitter kërkon një tjetër fjalëkalim tuajin, për t’u mbrojtur nga hakerat apo viruset.

3. Krijoni një fjalëkalim të zgjuar. Rruga më e mirë për t’u mbrojtur është që të krijoni një fjalëkalim të gjatë, dhe të kombinuar me numra dhe shkronja. Akoma më mirë është nëse ju përdorni madhësinë e shkronjave dhe kombinimin e tyre.

4.Përdorni HTTPS në çdo faqe. Instaloni HTTPS kudo, pasi ai është një lloj sistemi pro-intimitetit. Ai kodon të gjitha informatat që janë dërguar nga kompjuteri në faqet e internetit.

5.Vendosja e WI-Fi-t në shtëpinë tuaj është një hap tepër i rrezikshëm nëse ju nuk siguroheni. Ajo që duhet të bëni është të vendosni një fjalëkalim.  Më pas kur sistemi t’iu pyesë se çfarë lloj standardi ju dëshironi, zgjidhni WPA-2.

6.Mos e bëni të padukshme WiFi-n që keni në shtëpitë tuaja. Kjo pasi telefonat ose laptopët tuaj do të mundohen të skanojnë rrjetin automatikisht dhe do të bëjnë të mundur gjetjen e valëve të internetit. Kjo mund të shfrytëzohet nga të huajt pasi laptopi dhe telefoni janë më të ndjeshëm për t’u lidhur me rrjete të pasigurta të huaja.

7. Mendoni dy herë para se të blini një pajisje të lidhur me internet, kjo pasi ato nuk janë të sigurta. Kompanitë e teknologjisë janë duke vendosur internetin në çdo gjë tani, dhe ju nuk keni nevojë për pajisje që shërbejnë për t’iu lidhur me internetin.