11 shërbime të Apple përfundojnë offline

Shumë shërbime Apple aktualisht po përjetojnë ndërprerje dhe probleme të shumta. Në DownDetector Apple Music, Apple Maps, iCloud, App Store, iMessage dhe Apple TV të gjithë janë offline.

The Verge raportoi se stafi i saj nuk akseson dot iMessage ndërsa Bloomberg raportoi se sistemet e brendshme të kompanisë gjithashtu kanë rënë.

Apple në faqen e statusit të shërbimeve tha se 11 prej tyre kanë probleme: pp Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple TV Plus, iTunes Store, Podcasts, Radio, Apple Business Manager, Apple School Manager, Device Enrollment Program, dhe Schoolwork.

Më pas kësaj liste ju bashkua edhe iCloud Calendar, iCloud Contacts, iCloud Mail dhe iCloud Private Relay.


Shtuar 23.03.2022 14:39