Categories: sport

Zyrtarizohet kalimi i Amir Shaipit te CD Castellon

Portieri i kombëtares së Kosovës, Amir Shaipi, tashmë është zyrtarisht pjesë e skuadrës spanjolle CD Castellon, e cila garon në La Liga 2.

Lëvizja e tij u krye pasi transferimi te Amedspor nuk u finalizua, duke bërë që “gardiani” të largohej nga Lugano për t’iu bashkuar klubit spanjoll.

Të lidhura

None found

Castellon, që ka si objektiv ngjitjen në elitën e futbollit spanjoll, ka paguar rreth 1 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas komunikatës zyrtare, marrëveshja mes CD Castellon dhe Luganos parashikon që Shaipi të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2030.

https://x.com/CDCastellon/status/2076970382913949757

Vendimi i tij për të zgjedhur Castellon befasoi shumëkënd, pasi portieri ishte në bisedime me disa ekipe të njohura, por në fund preferoi ofertën spanjolle.

Ndryshe, Amir Shaipi ka përvojë në arenën evropiane, duke regjistruar 14 ndeshje me Luganon në Ligën e Konferencës.

të fundit

CIES publikon renditjen e pretendentëve për Topin e Artë: Yamal kryeson, Mbappe dhe Kane mbeten pas

Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen…

15 minutes ago

Salianji kundër paketës penale për protestuesit: “Presione me lugë çaji”, të rinjtë nuk tremben

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër paketën e masave penale të prezantuar nga qeveria ndaj protestuesve, duke…

16 minutes ago

Prokuroria e Pejës nis hetime për zyrtarët e përmendur nga Arlinda Zekaj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…

19 minutes ago

Më pak armë, paga më të larta”! Italia përballet me protesta të reja më 30 tetor

Italia përgatitet për një valë të re protestash, të planifikuara për të premten, në kuadër të grevës së përgjithshme të…

21 minutes ago

Të enjten nis përdorimi i portofolit elektronik në Maqedoni, ID-ja dhe patenta kalojnë në celular

Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…

25 minutes ago

Serbia’s Student List seeks closer ties with the West without giving up Russia and China

Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni. [...] Read…

26 minutes ago