Amir Shaipi, portieri i Kombëtares së Kosovës, është shumë afër mbylljes së aventurës së tij te Lugano, pas pesë vitesh të kaluara në klubin zviceran.
Gardiani 25-vjeçar u transferua te Lugano nga Schaffhausen në vitin 2021 dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, u kthye në një prej portierëve më të rëndësishëm të ekipit, duke zhvilluar 180 ndeshje me fanellën bardhezi.
None found
Ndër kujtimet më të spikatura të periudhës së tij te Lugano mbetet fitorja 4-1 kundër St. Gallenit në finalen e Kupës së Zvicrës, e zhvilluar në maj të vitit 2022.
Rrethanat për të ndryshuan në sezonin e kaluar, kur në skuadër erdhi në huazim David von Ballmoos dhe mori statusin e portierit të parë. Megjithatë, për shkak të mungesave të shpeshta të zviceranit, Shaipi arriti të regjistrojë gjithsej 28 paraqitje gjatë sezonit.
Vendimi i Luganos për ta blerë përfundimisht David von Ballmoos ka rritur mundësitë që portieri kosovar të largohet gjatë kësaj vere, edhe pse kontrata e tij skadon pas një viti.
Sipas gazetarit turk Resat Can Ozbudak, Shaipi ka arritur një marrëveshje me Amed SK, ekip që ka siguruar promovimin në Superligën e Turqisë për edicionin e ardhshëm.
Nëse ky transferim përmbyllet, atëherë për Shaipin do të jetë përvoja e parë jashtë futbollit zviceran. Në vitet e formimit, ai ka qenë pjesë e akademive të Schaffhausenit, Winterthurit dhe Grasshopperit.
Një lëvizje drejt Turqisë mund të jetë një etapë e rëndësishme për karrierën e portierit kosovar, i cili synon të rikthehet si zgjedhje e parë dhe të vazhdojë rritjen e tij në një kampionat më konkurrues.
Klidman Lilo Klidman Lilo vazhdon të tregojë lartësinë e tij në katërkëndëshin e portës, teksa këtë herë vlerat i tregoi…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë…
Më 25.10.2026, në DPB Gostivar është denoncuar se në orën 18:30, në rrugën "Vëllezërit Ginovski" në Gostivar, ka ndodhur një…
Pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve triumfoi përballë Alexandar Vuçiç, ka reaguar Elisa Spiropali. Deputetja socialiste deklaroi se…
Këtë të hënë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit,…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka shënuar një…