Portieri Amir Shaipi beson se Kosova duhet të dëshmojë cilësitë e saj në ndeshjen kundër Izraelit.
None found
Pas disfatës ndaj Austrisë, “Dardanët” i pret përballja me izraelitët, takim në të cilin fitorja është e domosdoshme.
Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Shaipi analizoi gabimet e skuadrës në duelin me Austrinë dhe u bëri thirrje bashkëlojtarëve të reagojnë për të siguruar tri pikët ndaj Izraelit.
Ai theksoi se në mesfushë Kosova nuk pati agresivitetin e nevojshëm në duelet për topat e dytë, ndërsa kundërshtarit iu krijua shumë hapësirë. Sipas tij, fakti që Austria luante më shpejt ndikoi në paraqitjen e ekipit.
Për ndeshjen e radhës, portieri kërkoi një reagim të fortë jo vetëm nga skuadra, por edhe në respekt të tifozëve dhe gjithë njerëzve të Kosovës, duke nënvizuar se ekipi ka cilësi të mjaftueshme për të mposhtur kundërshtarët.
Shaipi shtoi se lojtarët duhet të hyjnë në ditën e ndeshjes me përqendrim maksimal, në mënyrë që të tregojnë se mund ta mposhtin edhe Izraelin.
Takimi Izrael–Kosovë do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 20:45.
Ish-anësori i Barcelonës, Cristian Tello, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare, duke i dhënë fund një karriere…
Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg, në sesionin me temën…
Gjykata Themelore e Prishtinës, pritet të caktojë masën e paraburgimit ndaj 9 të arrestuarve për krime lufte në Zubin Potok.…
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e ka cilësuar si nismë të mirë deklaratën e miratuar sot në Kuvend lidhur me…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se do të votojë për president, nëse ka kandidat…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa deklaroi se nuk është i propozuar si kandidat për president të Kosovës.…