Zyrtarisht i Manchester United, këto janë fjalët e para të Ronaldos: Mezi pres të luaj në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo zyrtarisht është lojtari më i ri i Manchester United. Portugezi ditën e sotme nënshkroi kontratën me klubin.

CR7 ka nënshkruar me United deri në vitin 2023 me opsion për një vit tjetër. Operacioni i kushtoi klubit vetem 15 milion euro, plus 8 milion të tjera bonuse.

Pas firmës në kontratë, Ronaldo foli fjalët e para si lojtar i United, ku u shpreh: “Manchester United është një klub që ka një vend të veçantë në zemrën time. Mezi pres të luaj në “Old Trafford” para një stadiumi të mbushur plot dhe të shoh sërish tifozët. Mezi pres të bashkohem me ekipin pas ndeshjeve ndërkombëtare dhe shpresoj për një sezon shumë të suksesshëm,” u shpreh Ronaldo.

Portugezi nisi karrierën tek Sporting, dhe nga viti 2003 deri në 2009 ishte një lojtar i Manchester United.

Pas aventurës tek United, Ronaldo u transferua tek Real Madrid, dhe që nga viti 2018  ishte pjesë e Juventusit.


Shtuar 31.08.2021 11:30