Zlatko Dalic ka vendosur që ta mbyllë eksperiencën e tij në krye të Përfaqësueses së Kroacisë në fund të Kupës së Botës 2026.
None found
Vendimi i trajnerit kroat i është komunikuar Federatës Kroate të Futbollit gjatë një takimi me presidentin Marijan Kustic, duke i dhënë fund një prej kapitujve më të suksesshëm të futbollit kroat.
Në vitin 2017, Dalic mori drejtimin e Kroacisë dhe gjatë kësaj periudhe e udhëhoqi skuadrën drejt epokës më të lavdishme në historinë e saj, me tri medalje të fituara në turne madhorë.
Me të në stol, Kroacia shkoi deri në finalen e Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku mori medaljen e argjendtë. Më pas, në Kupën e Botës 2022 në Katar, siguroi medaljen e bronztë, ndërsa në vitin 2023 fitoi medaljen e argjendtë në Ligën e Kombeve.
Po ashtu, ai e çoi Kroacinë në Kampionatin Evropian 2020 dhe 2024, si edhe në Kupën e Botës 2026.
“Nuk ka nder më të madh sesa ta drejtosh kombëtaren tënde dhe nuk mund të kisha një punë më të rëndësishme, më të përgjegjshme dhe më të bukur”.
“Kur mora drejtimin e ekipit, besoja te cilësia e lojtarëve dhe te vetja, por nuk mund ta imagjinoja se do të arrinim gjithçka që kemi arritur gjatë këtyre pothuajse nëntë viteve”.
Dalic tha se ndihet krenar për fitoret, kualifikimet dhe medaljet, por nënvizoi se ndër arritjet më të mëdha mbetet edhe lidhja që u krijua mes kombëtares dhe tifozëve kroatë.
Ai vlerësoi gjithashtu futbollistët që kanë përfaqësuar vendin gjatë kohës së tij në krye të ekipit, duke përmendur kapitenin Luka Modric, brezin që shkoi në finalen e Botërorit 2018, si dhe lojtarët e rinj që morën përgjegjësi në vitet e fundit.
“Isha jashtëzakonisht i privilegjuar që pata mundësinë të drejtoja futbollistë kaq të mëdhenj dhe njerëz kaq cilësorë. Ata gjithmonë e vendosën Kroacinë në radhë të parë dhe treguan me sjelljen, përkushtimin dhe qasjen e tyre se çfarë përfaqëson Kombëtarja e Kroacisë”.
“Mbështetja që mora ditët e fundit më bëri ta rishqyrtoj vendimin tim, por… ka ardhur koha.”
“Edhe pse ende kam ambicie dhe dëshirë për të arritur suksese të reja me Kroacinë, besoj se ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund kësaj epoke të jashtëzakonshme”.
Dalic largohet si trajneri më i suksesshëm në historinë e Kombëtares së Kroacisë, pasi e ktheu ekipin në një nga skuadrat më konkurruese dhe më të vlerësuara në futbollin ndërkombëtar.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…