Categories: sport

Mbyllet aventura e Zlatko Daliç te Kroacia, ish-trajneri i Dinamos largohet pas 9 vitesh

Zlatko Dalic ka vendosur të largohet nga drejtimi i kombëtares së Kroacisë. Trajneri 59-vjeçar ka paraqitur dorëheqjen pas 9 vitesh në pankinën e përfaqësueses ballkanase, një vendim që erdhi pas eliminimit nga Botërori 2026.

Disfata 2-1 kundër Portugalisë në 1/32-at, e ardhur në limite, duket se ka ndikuar te Dalic, i cili më pas bëri publik vendimin për t’u tërhequr. Ai mori në dorë ekipin përfaqësues të Kroacisë në vitin 2017, duke e udhëhequr në 11 ndeshje.

Të lidhura

None found

Një nga kulmet e periudhës së tij ishte viti 2018, kur arriti ta çonte Kroacinë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës, një sukses i jashtëzakonshëm për një kombëtare surprizë. Dalic ka lënë gjurmë edhe në Shqipëri, pasi më herët ka drejtuar Dinamon, me të cilën fitoi Superkupën.

Gjithmonë kam thënë se nuk ka nder më të madh sesa të drejtosh kombëtaren e vendit tënd dhe se nuk mund të kem një punë më të rëndësishme, më të përgjegjshme dhe më të bukur se kjo. Nuk mund ta përshkruaj sa krenar jam për çdo fitore, për çdo kualifikim, për tri medaljet, për netët e mëdha të futbollit kroat, por mbi të gjitha për unitetin që arritëm të ndërtojmë brenda ekipit dhe me popullin kroat, gjë që u dëshmua më së miri në pritjet madhështore dhe të paharrueshme.

Është e pamundur të arrish suksese të tilla pa cilësi, pa punë të palodhur dhe pa besim në atë që bën. Prandaj, nga zemra falënderoj të gjithë ata që investuan dijen dhe energjinë e tyre në këto arritje të përbashkëta. Trajnerët dhe bashkëpunëtorët në stafin teknik, mjekët, fizioterapistët, përgjegjësit e materialeve dhe të gjithë ekipin logjistik të Federatës Kroate të Futbollit, i cili na ka mbështetur gjithmonë në mënyrë të shkëlqyer. Falënderoj drejtuesit e Federatës për mbështetjen, tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme gjatë këtij rrugëtimi, si dhe të gjitha ato media që ndihmuan në krijimin e një atmosfere pozitive. Dhe, në fund, falënderoj familjen time, pa mbështetjen e së cilës asgjë nga kjo nuk do të kishte qenë e mundur për mua.

Kam qenë thellësisht i privilegjuar që drejtova futbollistë kaq të shkëlqyer dhe njerëz me kaq shumë vlera, nga kapiteni Modriç, te të gjithë veteranët që ishin me mua që nga Rusia, e deri te të rinjtë që i përfshimë gradualisht në kombëtare dhe që me kalimin e kohës morën, e vazhdojnë të marrin, role gjithnjë e më të rëndësishme. U jam pafundësisht mirënjohës që e vendosën Kroacinë mbi gjithçka, që me sjelljen, përkushtimin dhe qasjen e tyre treguan gjithmonë se çfarë përfaqëson kultura e kombëtares kroate. Kroacia ka një të ardhme të ndritur me ta dhe, për sa kohë që kombëtarja do të mbetet e shenjtë për ta, ashtu siç ka qenë për brezat e mëparshëm, Kroacia do të jetë e fortë, konkurruese dhe e aftë të përballet me këdo.

Falënderoj presidentin Kustiç për mbështetjen e jashtëzakonshme, bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin që të vazhdoja më tej. Mbështetja që mora gjatë ditëve të fundit më shtyu ta rishqyrtoja vendimin për t’u larguar, por… ka ardhur koha. Sado që ende ndiej ambicie dhe dëshirë për të shkruar suksese të reja me Kroacinë, ndiej se ky është momenti i duhur për të mbyllur këtë epokë të jashtëzakonshme. Largohem me zemrën plot, krenar për kontributin tim në sukseset më të mëdha të futbollit kroat në histori, ndërsa pasardhësit tim, kombëtares dhe futbollit kroat u uroj shumë suksese të reja, në të cilat besoj thellësisht.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

3 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

3 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

3 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

3 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

3 hours ago