Categories: sport

Dalic: Kroacia sheh përpara, jo pas medaljeve, dhe hyn në Botëror me synime të larta

Kroacia do ta nisë rrugëtimin e saj në Kupën e Botës të mërkurën, në orën 22:00 sipas kohës lokale, me sfidën ndaj Anglisë që do të luhet në Dallas.

Pasi mbërriti në qytetin ku do të zhvillohet takimi, përzgjedhësi Zlatko Dalic doli para mediave dhe komentoi përballjen e parë të turneut.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në start të këtij kompeticioni, Anglia përfaqëson rivalin më të fortë që mund t’i dilte përpara skuadrës së tij.

“Na pret një ndeshje e vështirë, fillimi i Kupës së Botës. Kundërshtari më i vështirë i mundshëm. Jam i kënaqur me përgatitjet dhe duam të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. E njohim cilësinë e Anglisë, ashtu siç edhe ata na njohin ne”, deklaroi Dalic.

Trajneri kroat vuri theksin te forca sulmuese e anglezëve, duke veçuar sidomos Harry Kane.

“Ata janë shumë të rrezikshëm në krahë dhe kanë sulmuesin më të mirë në botë, Kane, të cilin është e vështirë ta ndalësh. Jemi përgatitur edhe për situatat standarde. Presim një ndeshje të fortë dhe do të bëjmë gjithçka për të qenë në nivelin e duhur”, shtoi ai.

Në konferencë, Dalic u ndal edhe te Vuskovic, për të cilin foli me shumë vlerësim dhe optimizëm për të ardhmen e tij.

“Ai ka potencial të madh dhe mund të ndjekë rrugën e Guardiolës. Është lojtar shumë i zgjuar dhe mund të bëhet lider i Kroacisë në vitet e ardhshme”, u shpreh Dalić.

Një tjetër emër te i cili trajneri ndaloi ishte edhe Luka Modric, për rolin që ai mban brenda ekipit.

“Si kapiten dhe lider në fushë, ai është shumë i rëndësishëm për ne. Lojtarët e rinj janë me fat që e kanë pranë, ai u tregon çfarë do të thotë të luftosh për fanellën e Kroacisë”, tha trajneri.

Duke folur për objektivat e Kroacisë në këtë Botëror, Dalic theksoi se skuadra nuk mbetet e mbërthyer te arritjet e mëparshme.

“Medaljet ishin një mrekulli, por kjo është e kaluar. Nuk mund të jetojmë me to përgjithmonë. Kemi ambicie të mëdha dhe jemi gati për sfida të reja, por ka shumë ekipe të forta që synojnë të njëjtën gjë si ne”, përfundoi ai.

të fundit

Nxënësit e “Eqrem Çabejt” informohen mbi përdorimin racional të energjisë

Nxënësit e Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë janë bërë pjesë e aktivitetit , që u zhvillua në kuadër të projektit…

4 minutes ago

Muçunski: North Macedonia’s integration into the EU should be assessed on merit, not history

Dëshira më e madhe e Maqedonisë është që rruga e saj drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të plotë të bazohet…

4 minutes ago

Konjufca: Kosova duhet të përfshihet plotësisht në Korridorin VIII

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin 8. Ai…

4 minutes ago

BE-ja kërkon respektimin e plotë të mandatit aktual të Dhomave të Specializuara

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se ligji…

5 minutes ago

Qatar’s Emir congratulates Justina Shiroka-Pula after she is sworn in as Kosovo’s president

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin…

5 minutes ago

Shiroka-Pula takes office amid challenges over constitutional order, diplomacy and proceedings in The Hague

Ruajtja e kushtetutshmërisë, koordinimi ndërinstitucional, forcimi i rolit të Kosovës në politikën e jashtme, si dhe angazhimi në çështjet që…

6 minutes ago