Zyrtare: Ylli i Partizanit transferohet në Spanjë

Partizani shet një tjetër “xhevahir”. Mesfushori Maguette Gueye, që spikati me fanellën e kuqe është transferuar në Spanjë te skuadra e Racing Santander, që luan në La Liga 2.

21-vjeçari sjell një shumë të konsiderueshme në arkat e Partizanit, që ndonëse nuk është bërë zyrtare flitet se është rreth 1 milionë euro.

“Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Maguette Gueye drejt ekipit spanjoll Real Club Racing De Santander.

Klubi dëshiron të falënderoj lojtarin Maguette Gueye për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re si pjesë e futbollit spanjoll”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.


Shtuar 22.08.2024 11:09