Zyrtare: Talenti rikthehet në shtëpi, Vllaznia firmos për tre vite me Shimajn

Para se të mendojë për afrimet, Vllaznia ka nisur punën me rinovimet dhe konfirmimet. Ditën e djshme Plori u konfirmua te shkodranët dhe sot vjen një tjetër rinovim.

Egzon Shimaj, pjesë e akademisë së klubit që në vogëli dhe lojtar i Besës si i huazuar në dy sezonet e fundit ka firmosur kontratë për 3 vite me nënkampionët e vendit.

Shimaj luajti në 18 ndeshje me Besën këtë sezon dhe arriti të shënojë edhe një gol. 20-vjeçari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe do jetë një alternativë më shumë për këtë repart.

NJOFTIMI I KLUBIT – Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia, ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League.

Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qenë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme!


Shtuar 5.06.2021 12:47