Bismark Ngissah është zyrtarisht pjesë e Skënderbeut. Sulmuesi, i cili pati fillimisht një akord me Vllazninë, ka zbarkuar në Korçë dhe ka firmosur në skuadrën e drejtuar nga Migen Memelli.
“Bismark Ngissah zyrtarisht bardhekuq! 23-vjeçari nga Gana pasi ka arritur marrëveshjen me klubin, sot ka mbërritur në Korçë ku fillimisht u njoh me ambientet e klubit dhe u prezantua për mediat.
Sulmuesi ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për sezonin 2021-22 me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Bismarck ka dalë nga moshat e Chievo ndërsa në karrierën e tij ka provuar të luajë edhe për Viterbese, Vis Pesaro dhe sezonin e fundit tek Pro Sesto. Welcome Champ!”, shkruhet në njoftimin e Skënderbeut.