ZYRTARE/ Shtyhet një tjetër ndeshje në Premier League

Ndeshjet vazhdojnë të shtyhen në Premierligë shkaku i rezultateve pozitive me COVID-19.

Ndeshja më e fundit që është shtyrë është mes Norwich Cityt dhe Leicester Cityt, që ishte paraparë të zhvillohet me 1 janar.

E tëra ka ndodhur shkaku që në skuadrën e Milot Rashicës kanë dal disa raste pozitive.

“Norwich City mund të konfirmojë se ndeshja kundër Leicester Cityt është shtyrë (e shtunë, 1 janar) duke ndjekur vendimin e Premierligës”, shkruhet në komunikatë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse do mësohen emrat e lojtarëve të prekur me COVID-19.


Shtuar 30.12.2021 22:02