ZYRTARE/ Shtyhet me 20 minuta ndeshja e Champions League (FOTO LAJM)

Reshjet e mëdha të borës që goditën qytetin e Bergamos e kanë vënë në dyshim ecurinë e ndeshjes mes Atalantës dhe Villarrealit.

Fusha është ngrirë plotësisht dhe e mbuluar nga një borë e madhe, andaj do të ketë së paku 20 minuta vonesë.

Anthony Taylor, arbitri i ndeshjes, do të marrë një vendim përfundimtar me zyrtarët e UEFA-s më pas, atje ku do të kuptohet se a do të zhvillohet ndeshja apo jo.

Shtuar 8.12.2021 21:00