ZYRTARE/ Shtyhet Atalanta-Villareal, ja kur luhet

Atalanta-Villareal do të luhet nesër, raporton SportMediaset.

Pas disa inspektimeve, e fundit në orën 20.30, arbitri Taylor ka vendosur të shtyjë ndeshjen e planifikuar në stadiumin Gewiss.

Pavarësisht punës së punonjësve, të cilët bënë gjithçka për të pastruar fushën, bora e madhe në Bergamo e bëri fushën praktikisht të pamundur.

Ndërkohë, ndeshja priet të luhet nesër në orën 16:30. /albeu.com/


Shtuar 8.12.2021 21:25