ZYRTARE/ Ruben Dias shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Premier League

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Dias ka arritur një çmim individual.

Ruben Dias që nga transferimi i tij prej 68 milionë eurosh në Manchester City ka shkëlqyer dhe është bërë njëra nga figurat kryesore të “Citizens”.

Mbrojtësi portugez ka regjistruar 32 paraqitje dhe ka shënuar një gol këtë sezon në Premierligë. City nën udhëheqjen e tij në mbrojtje ka pasur 15 ndeshje pa pësuar gol.

Premierliga ka bërë të ditur se lojtari i sezonit 2020/2021 është Ruben Dias, ai kishte mposhtur konkurrencën nga Mason Mount, Bruno Fernandes, Kevin De Bruyne dhe Harry Kane.


Shtuar 5.06.2021 16:11