Carlos Espi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Real Madridit, pasi klubi madrilen arriti marrëveshje me Levanten për transferimin e sulmuesit.
Edhe pse ishte shumë pranë një kalimi në Ligën Premier, Espi vendosi ta vazhdojë karrierën te skuadra madrilene, me të cilën firmosi një kontratë pesëvjeçare.
Të lidhura
None found
“Los Blancos” e zyrtarizuan marrëveshjen përmes një komunikate, ndërsa për kartonin e lojtarit paguan më shumë se 25 milionë euro.
“Real Madridi dhe Levante janë pajtuar për transferimin e lojtarit Carlos Espi, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031”, thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar.
Sulmuesi spanjoll 21-vjeçar ka tërhequr vëmendje me paraqitjet e tij gjatë tre viteve të fundit te Levante. Pavarësisht moshës së re, ai regjistroi 66 ndeshje dhe realizoi 20 gola.
Jose Mourinho e konsideron Espin si pasuesin e Gonzalo Garcia, i cili pritet të transferohet te Fulhami, si dhe si një futbollist me profil të ngjashëm me atë që kishte dikur “Joselu”.
