Zyrtare: Real Madrid “blindon” portën, Courtois rinovon për 5 vite

Thibaut Courtois ka pranuar ofertën e Real Madrid për të nënshkruar kontratën e re, që do të jetë e vlefshme për 5 vite.

“Real Madrid dhe Thibaut Courtois kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2026”, njofton klubi spanjoll.

Portieri belg, tashmë 29 vjeç, është pjesë e Real Madrid prej tre sezonesh. Ai u ble nga Chelsea për 35 milion euro verën e vitit 2018.


Shtuar 16.08.2021 14:42