ZYRTARE/ Pritje triumfale e tifozëve, Fabregas: Do ta kthej Comon në Serie A

Tashmë është zyrtare, Como ka nënshkruar me mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas, i cili zbarkoi në brigjet e Larios si lojtari i lirë pasi mbylli eksperiencën e tij te Monaco, në Ligue 1.

35-vjeçari i cili ka fituar gjithçka në karrierën e tij, është pritur nga qindra tifozë në stadiumin Sinigaglia.

Fabregas ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare dhe do të mbajë fanellën me numrin 4.

Lojtari gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i Como u shprej se ai ende ka shumë ambicie dhe ka shumë për të dhënë në futboll. Ai po ashtu shtpi se do të bëjë të pamundur për ta kthyer klubin në Serie A./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 16:33