ZYRTARE/ Portugalia shkarkon Fernando Santos, një emër i madh për stolin e luzitanëve

Nga ora në orë pritet zyrtarizimi i zgjidhjes së bashkëpunimit të Fernando Santos me Portugalinë.

Trajneri me përvojë do t’i japë lamtumirën kombëtares së vendit të tij pas tetë vitesh bashkë dhe dy titujve të parë në historinë e saj.

Kontrata e tij ishte deri në vitin 2024, por u vendos që të ndërpritet më herët për shkak të asaj që ndodhi në Kupën e Botës në Katar.

Sipas gazetës portugeze Record, Jose Mourinho është zëvendësuesi më i mundshëm për këtë pozicion, pasi është në krye të listës së presidentit të federatës portugeze, Fernando Gomes. /G.D albeu.com/