ZYRTARE / Në prag të sfidës me Serbinë, Elseid Hysaj bëhet me trajner të ri

Tashmë nuk ka dyshime, Lazio ka mbyllur bashkëpunimin me Marco Baronin. Trajneri që do të drejtojë skuadrën kryeqytetase të Italisë është Maurizio Sarri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lazio përmes një postimi në faqen zyrtare. Një vit e pak pasi u largua nga drejtimi i bardhekaltërve, Maurizio Sarri është rikthyer të drejtojë sërish kryeqytetasit.

Tekniku 66-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit tjetër. Më parë, Maurizio Sarri e ka drejtuar Lazion nga vera e vitit 2021 deri në mars të vitit të kaluar.


Shtuar 2.06.2025 17:23