ZYRTARE/ Mbrojtësi francez largohet nga Barcelona

Klubi i Barcelonës e ka larguar edhe zyrtarisht nga skuadra futbollistin francez, Jean Clair Todibo.

Ekipi i Nices e ka aktivizuar klauzolën e blerjes dhe tashmë Todibo është totalisht futbollist i klubit francez.

Mbrojtësi francez i ka kushtuar 8.5 milionë euro plus bonuset Nices.

Todibo sezonin e kaluar ishte huazuar tek Nice. Ai edhe publikisht kishte thënë se nuk e do rikthimin tek Barcelona./


Shtuar 27.06.2021 15:34