Tashmë është zyrtare: Mario Mitaj është lojtari më i ri i Al Ittihad. Ka qenë klubi saudit që ka zyrtarizuar afrimin e talentit kuqezi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare huazohet nga Lokomotiva e Moskës te klubi saudit për një sezon.
Al Ittihad ka paguar 1.2 milionë euro për huazimin e lojtarit, ndërsa vetë Mitaj do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon. Në kontratë ekziston edhe opsioni i blerjes përfundimtare të kartonit të lojtarit për 5 milionë euro.
Mbrojtësi shqiptar do të luajë në një skuadër me disa emra të njohur të futbollit botëror si N’Golo Kante, Karim Benzema e shumë të tjerë.