Chelsea ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar transferimin e sulmuesit të talentuar anglez, Liam Delap, nga Ipswich Town për një shifër prej 33 milionë eurove.
Lajmi u konfirmua sot në mbrëmje (4 qershor), duke i dhënë fund spekulimeve të javëve të fundit rreth të ardhmes së 22-vjeçarit.
Delap, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2031, u bashkua me klubin londinez pas aktivizimit të klauzolës së lirimit në kontratën e tij me Ipswich Town, ekip i cili ka rënë nga Liga Premier në sezonin e fundit.
Liam Delap, welcome to our house. 🏡 pic.twitter.com/EO3GIT0mlv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 4, 2025
I riu anglez, i cili ka qenë pjesë e kombëtares U21 të Anglisë me 12 paraqitje, zgjodhi Chelsean pavarësisht interesimit nga më shumë se gjashtë klube të tjera gjatë merkatos së verës.
Në një deklaratë për mediat e Chelseat, Delap u shpreh i emocionuar për hapin e ri në karrierën e tij: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur fola me klubin, të gjithë më thanë se qëllimi është të kthehemi në majën e futbollit, dhe unë besoj se ky ekip ka cilësinë dhe lojtarët për ta bërë këtë. Dua të fitoj trofe dhe të kontribuoj për suksesin e Chelseat”.
“Liam Delap, i biri i ish-mesfushorit të Stoke dhe Southampton, Rory Delap, ka impresionuar gjatë karrierës së tij të hershme. Ai ka kaluar nëpër akademitë e Derby County dhe Manchester City, ku debutoi në ekipin e parë në vitin 2020, duke shënuar në Kupën EFL kundër Bournemouth”, thuhet në njoftimin e Bluve.
It's official. ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 4, 2025
“Gjatë kohës së tij te Ipswich Town, ai shënoi 12 gola në Ligën Premier gjatë sezonit 2024-25, një rekord mbresëlënës për një debutues në ligën elitare angleze”.
Ky transferim nënvizon strategjinë e Chelseat për të investuar në talente të rinj, me synimin për të ndërtuar një skuadër afatgjatë dhe konkurruese.