ZYRTARE/ Lewandowski mungon në përballjen me Anglinë

Federata e Futbollit të Polonisë, ka konfirmuar se Robert Lewandowski nuk do të paraqitet në ndeshjet ndaj Anglisë.

Mediat gjermane frikoheshin një lëndimi të mundshëm me Kombëtaren polake.

Tani, Federata e Futbollit polak ka dalë me një deklaratë zyrtare ku ka konfirmuar mungesën e Lewandowskit.

“Robert Lewandowski nuk do të luaj në ndeshjen e të mërkurës kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror”, deklaroi federata.

“Imazhet e fundit kanë treguar një dëmtim në ligamentin e djathtë. Meqenëse koha është e shkurtër për ndeshjen e ardhshme, përjashtohet mundësia që kapiteni të luaj në këtë ndeshje”, u tha në deklaratë.

“Ky vendim nuk do ta rrezikonte përshkallëzimin e lëndimit”, citoi Polonia.

Sipas Federatës polake, ky lloj lëndimi zgjat nga pesë deri në 10 ditë.


Shtuar 29.03.2021 13:35