ZYRTARE/ Leverkusen shkarkon trajnerin Peter Bosz

Humbja 3-0 ndaj Hertha Berlin të dielën ka qenë edhe disfata e fundit për Peter Bosz në stolin e Bayer Leverkusen. Trajneri holandez është shkarkuar nga stoli i Aspirinave për shkak të rezultateve të dobëta duke mbyllur kështu eksperiencën e tij në BayArena që zgjati për diçka më shumë se 2 vite me Bosz që qëndronte në pankinën e Leverkusen që nga janari i vitit 2019-të. Vetëm 15 pikë të grumbulluara në 14 ndeshjet e fundit që e zbritën Bayer-in nga vendi i parë në të 6-in, por edhe eliminimet nga Kupa e Gjermanisë dhe Europa League nga dy skuadra modeste si Essen e kategorisë së 4-t dhe zviceranët e Young Boys, detyruan drejtuesit e Leverkusen të shkarkonin trajnerin holandez.

“Hannes Ëolf do të zëvendësojë Peter Bosz si trajner deri në fund të sezonit, ndërkohë që asistent i tij do të jetë Peter Hermann, ish-lojtar dhe ish-trajner i joni.Duam të falënderojmë Peter Bosz për kohën që kaloi në Leverkusen dhe t’i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Aspirinave.

Peter Bosz përpara se të merrte drejtimin e Leverkusen kishte drejtuar për pak kohë Borussian e Dortmundit ndërkohë që ka qenë edhe në krye të Ajaxit dhe Maccabi Tel Aviv në Izrael.

Shtuar 23.03.2021 11:03