Faleminderit Andrea! Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të shqiptojmë në fund të kësaj përvoje të veçantë të jetuar së bashku”, kështu e nis Juventusi letrën drejtuar Andrea Pirlos, i cili e mbyll aventurën e tij të parë si trajner.
Ish-mesfushori largohet pasi fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti në krye të Juves, Atalantën. Më parë ai kishte fituar edhe Superkupën, kundër Napolit, ndërsa tani duhet të presë të tjera oferta për të vijuar karrierën si trajner.
Në vend të tij te Juventusi pritet të zyrtarizohet Massimiliano Allegri, 5 herë kampion me bardhezinjtë. Ai ka nënshkruar për katër vite, por ende nuk ka një njoftim. Gjithsesi mbetemi te Pirlo, për të cilin Juve shkuan një letër të gjatë.
Grazie di tutto, Mister @Pirlo_Official!
— JuventusFC (@juventusfc) May 28, 2021