ZYRTARE/ Jadon Sancho lojtari i Man United (FOTO LAJM)

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Klubi anglez dhe ai gjerman u pajtuan për çmimin prej 85 milionë eurosh t transferimit, gjatë kohës sa Sancho ishte në Euro 2020 me Anglinë.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale transferimin e Sanchos.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Jadon Sancho, duke e mbajtur atë në klub deri në qershor 2026, me mundësi për një vit tjetër”, thuhet në njoftim. /albeu.com/


Shtuar 23.07.2021 19:04