Zyrtare: Griezmann lojtar i Atletico Madrid deri në vitin 2026

Antoine Griezmann mbetet tek Atletico Madrid.

“Kolchoneros” e ka bërë të ditur këtë gjë në kanalet e tyre zyrtare.

“Atletico Madrid dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Antoine Griezmann, i cili që nga vera e vitit 2021 dhe deri më sot kishte luajtur për klubin tonë në formë huazimi.

Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë që do ta lidh atë me klubin tonë deri më 30 qershor 2026.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.10.2022 14:52