Zyrtare, Fisnik Asllani transferohet te RB Leipzig për 30 milionë euro

Fisnik Asllani ka përfunduar kalimin te RB Leipzig, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje me Hoffenheimin për një shumë totale prej 30 milionë eurosh.

Transferimi i sulmuesit kosovar është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Sipas tij, Leipzigu e ka mbyllur fillimisht këtë operacion, përpara se të miratojë largimin e Yan Diomandes drejt Real Madridit, në një marrëveshje që pritet të kapë vlerën e rreth 140 milionë eurove.

Të lidhura

None found

Gazetari gjerman Guido Schäfer raporton se Asllani do t’i kryejë testet mjekësore në Salzburg dhe më pas do t’i bashkohet RB Leipzigut gjatë fazës përgatitore.

Marrëveshja e re përfshin edhe një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh. Kjo klauzolë do të mund të aktivizohet vetëm nga 1 deri më 15 qershor 2027, duke u dhënë klubeve të interesuara mundësinë për ta transferuar lojtarin kundrejt pagesës së kësaj shume.

Kalimi te Leipzigu vjen pas një sezoni të shkëlqyer për 23-vjeçarin, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar të Hoffenheimit. Paraqitjet e tij, golat dhe ndikimi në fazën sulmuese bënë që ai të ndiqej nga disa klube të rëndësishme, ndërsa RB Leipzig vendosi të investojë fuqishëm për ta bërë pjesë të skuadrës.

Asllani pati një sezon pozitiv edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku u shfaq si një prej futbollistëve kryesorë të “Dardanëve”. Performancat e tij të mira dhe golat me peshë ndikuan në rritjen e mëtejshme të vlerës së tij në tregun evropian.

Transferimi te RB Leipzig shënon zhvillimin më të rëndësishëm deri tani në karrierën e sulmuesit kosovar, për të cilin më herët kishin shfaqur interes edhe Barcelona dhe Borussia Dortmund.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetMadridbetMadridbetMadridbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet