Gianluigi Buffon është zyrtarisht lojtari më i ri i Parmës. Ai rikthehet si lojtar i lirë pas 26 vitesh, klub në të cilin spikati si futbollist.
Njoftimi i klubit emilian erdhi me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale, ndërsa thuhet se kontratë është dyvjeçare.
“Ai është përsëri aty ku i takon. Ai është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Parmas.
Ky njoftim i Parmas erdhi me një super-video, ku Buffon shihet në rolin e Supermanit. /albeu.com/