ZYRTARE/ Digne tek Aston Villa, Wood bëhet transferimi i dytë i Newcastle

Ashtu siç ishte rapotuar edhe më parë Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit francez, Lucas Digne nga Everton.

Pas Philippe Coutinhos, Digne është tranferimi i dytë i ekipit të Gerrard në këtë merkato dimërore.

Ky transferim ka mbushur arkat e Everton me 30 milion euro.

Newcastle gjithashtu ka zyrtarizuar transferimin e dytë të epokës së sheikëve.

Pas Trippier, “The Magpies” ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Burnley, Chris Wood.

Sulmuesi i ka kushtuar sheikëve plot 30 milion euro dhe shihet si zëvendësuesi i Callum Wilson i cili u dëmtua pak ditë më parë. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 10:40