Ashtu siç ishte parashikuar, Tottenham ka bërë zyrtare nënshkrimin me trajnerin e ri, Antonio Conte.
Klubi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter” ka bërë të ditur se tekniku italian do të jetë në drejtimin e “spurs” deri në verën e vitit 2023.
Mësohet se ish-trajneri i Chelsea, Juventus dhe Inter do të marrë një pagë prej 15 milion eurosh në sezon me londinezët.
Sipas football.london, Conte nuk do jetë në stërvitjen e “spurs” ditën e sotme pasi është në pritje të një leje pune. /albeu.com
✍️ We are delighted to announce the appointment of Antonio Conte as our Head Coach on a contract until the summer of 2023, with an option to extend.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 2, 2021