AC Milan ka bërë zyrtar largimin e Christopher Nkunkut, i cili do të rikthehet te RB Leipzig në huazim deri më 30 qershor 2027.
Operacioni parashikon gjithashtu një opsion për transferim të përhershëm. Sipas raportimeve nga Italia, klubi gjerman do të paguajë rreth 4 milionë euro për huazimin, ndërsa vlera e klauzolës së blerjes është përcaktuar në 28 milionë euro.
Të lidhura
None found
Në rast se opsioni aktivizohet, kostoja e përgjithshme e marrëveshjes do të arrijë në 32 milionë euro.
Leipzig është klubi ku Nkunku fitoi famë si një prej sulmuesve më të spikatur në Evropë, përpara se të transferohej te Chelsea.
Francezi 26-vjeçar iu bashkua Milanit me pritshmëri të larta, por qëndrimi i tij në Itali nuk rezultoi siç ishte planifikuar. Gjatë sezonit të kaluar, ai zhvilloi 35 ndeshje, shënoi tetë gola dhe dha tri asistime.
