Zyrtare: Bersant Celina bëhet pjesë e Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Bersant Celina ka një skuadër të re. Mesfushori ofensiv i Kosovës është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq, klub që garon në Arabinë Saudite.

Të lidhura

None found

Al-Ettifaq njoftoi afrimin e 29-vjeçarit përmes kanaleve të veta zyrtare, vetëm pak javë pas përfundimit të bashkëpunimit të tij me AIK.

Celina u bashkua me ekipin suedez në verën e vitit 2023, fillimisht si lojtar i huazuar. Gjatë periudhës së tij te AIK, ai luajti 77 ndeshje në kampionat, shënoi 11 gola dhe regjistroi 14 asistime. Në fillim të muajit korrik, dy palët i dhanë fund marrëveshjes.

Kalimi në futbollin saudit përfaqëson një etapë të re për mesfushorin kosovar, i cili ka pasur një karrierë të pasur në arenën evropiane.

Futbollisti është formuar në akademinë e Manchester Cityt dhe më pas ka veshur fanellat e Twente, Ipswich Town, Swansea City, Dijon, Kasımpaşa dhe AIK.

Në nivel përfaqësues, Celina numëron 38 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës dhe ka shënuar dy gola. Për vite me radhë, ai ka qenë një prej futbollistëve kryesorë të “Dardanëve”.

Al-Ettifaq e mbylli sezonin e kaluar në vendin e shtatë të elitës së futbollit saudit, ndërsa me transferimin e Celinës synon ta fuqizojë repartin ofensiv me përvojën dhe cilësitë e tij.


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon