ZYRTARE/ Adama Traore rikthehet te Barcelona pas 7 vitesh

Adama Traore është tashmë një lojtar i Barcelonës . Anësori firmos si huazim deri në fund të sezonit dhe me një opsion blerjeje jo të detyrueshme prej rreth 30 milionë euro.

Futbollisti iu nënshtrua një kontrolli mjekësor pasditen e së premtes, por njoftimi u vonua për shkak të disa problemeve të vogla. Lojtari, i cili ishte me pushime në Dubai , ka udhëtuar me urgjencë për në Barcelonë pas thirrjes nga subjekti. Prezantimi do të bëhet të mërkurën.

Barcelona i shton shpejtësinë dhe muskujt sulmit . Lojtari u trajnua në akademinë e të rinjve të Barçës dhe debutoi me ekipin e parë më 23 nëntor 2013, duke zëvendësuar Neymar dhe në moshën vetëm 17 vjeç. /albeu.com


Shtuar 29.01.2022 20:29