ZYRTARE: A do të luaj Ronaldo ndaj Atalantas?

Cristiano Ronaldo është jashtë skuadrës së Juventusit për përballjen e nesërme ndaj Atalantas.

“Ne kemi një mungesë të rëndësishme”, tha Pirlo në fillim të konferencës së tij për shtyp.

“Cristiano nuk do të marrë pjesë në lojë për shkak të një problemi me muskujt e tij. Do të ishte shumë e rrezikshme për ne ta grumbullonim atë me skuadrën”.

Mirëpo, Pirlo ka treguar se lojtari argjentinas, Pauolo Dybala do të jetë nga minuta e parë në fushë nesër.

Dybala dhe Alvaro Morata janë të vetmit sulmues në dispozicion dhe pritet që të dy të fillojnë së bashku me Federico Chiesan.

Federico Bernardeschi, i cili mund të ishte përshtatur si sulmues, është jashtë me COVID-19.


Shtuar 17.04.2021 13:58