Categories: sport

Zvicra përgatitet për duelin me Maqedoninë e Veriut, Yakin dhe Amdouni komentojnë Jasharin e Xhakën

Zvicra do të luajë të martën kundër Maqedonisë së Veriut, në ndeshjen e katërt të saj në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Para kësaj përballjeje, trajneri Murat Yakin dhe futbollisti Zeki Amdouni u paraqitën në një konferencë për media, ku folën për mundësitë e ekipit zviceran dhe analizuan kundërshtarin.

Synimi i përfaqësueses zvicerane është fitorja ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa ekipi kërkon të shfaqë përmirësime në fushë, duke pasur parasysh rëndësinë e qëndrimit në Ligën A.

Gjatë konferencës, Yakin dhe Amadouni u ndalën gjithashtu te lojtarët shqiptarë që janë pjesë e kombëtares së Zvicrës.

Sa i përket Ardon Jasharit, Yakin deklaroi se mesfushori ka cilësitë dhe besimin e nevojshëm për të lënë gjurmë në këtë takim, raportoi Blick, transmeton Telegrafi.

Trajneri zviceran shtoi se Jashari po përballet me konkurrencë të madhe te Milani, por tani ka fituar mundësinë të luajë me përfaqësuesen. Yakin theksoi gjithashtu se është i lumtur që ai është pjesë e ekipit.

Amadouni u pyet nëse mungesa e Xhakës ka bërë që ai të humbasë një figurë si një vëlla i madh. Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë: “Nuk ka vëlla të madh, ne vetëm sigurohemi që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin”.

Ai shpjegoi se pjesëtarët e brezit të tij kanë marrëdhënie të mira, kalojnë kohë të çmuar së bashku dhe qeshin shumë. Sipas Amadounit, kjo mund të lidhet edhe me faktin se në skuadër ka shumë futbollistë zviceranë që flasin frëngjisht.

Në fund, Amadouni bëri të ditur se interesi për ndeshjen është i madh. Deri tani janë shitur 15.000 bileta, ndërsa stadiumi ka kapacitet prej 16.000 vendesh.

të fundit

Protesta para Kuvendit vijon edhe pas miratimit të projektligjit

Edhe pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Çlirim Haziri,…

3 minutes ago

Deputetët e LDK-së nuk votuan për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

13 minutes ago

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe…

13 minutes ago

QMK: Zjarret vijojnë të jenë aktive në rajonin e Likovës

Zjarret janë ende aktive edhe sot në fshatrat Matejçe dhe Strima në Komunën e Likovës, në terren malor të paarritshëm,…

16 minutes ago

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”: Analizat konfirmojnë se uji i Shkupit është i sigurt për konsum

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimet" njofton se uji në Shkup është plotësisht i sigurt dhe cilësor për pije."NP Ujësjellës dhe Kanalizimet…

16 minutes ago

Fabrizio Romano konfirmon marrëveshjen: Arda Güler do të vazhdojë te Real Madridi

Real Madridi ka arritur marrëveshje totale me Arda Gulerin për vazhdimin e kontratës së tij.Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio…

17 minutes ago