Naim Shabani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ka kundërshtuar aktgjykimin e shpallur sot në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tij.
Në një prononcim për KosovaPress në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e Thaçit, Shabani deklaroi se Gjykata Speciale dhe Prokuroria, sipas tij, u kanë bërë padrejtësi jo vetëm ish-krerëve të UÇK-së, por edhe të gjithë popullit shqiptar.
None found
“E konsideroj vendimin të padrejtë. Gjykatësit dhe prokurorët kanë kryer një padrejtësi të madhe ndaj drejtuesve të dikurshëm të UÇK-së dhe ndaj gjithë shqiptarëve. Për mua, kjo është një gjykatë e padrejtë dhe vendimi përbën një padrejtësi të rëndë”, u shpreh Shabani.
I prekur nga vendimi, ish-ushtari i UÇK-së u bëri thirrje shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si trajtim të padrejtë të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“I bëj thirrje gjithë popullit tim, kudo në botë, të ngrihet përballë kësaj padrejtësie. Nuk e di se çfarë hapash duhet të ndërmerren, por nuk mund të heshtim. Ne nuk kemi bërë asgjë për t’u dënuar në Hagë. Ku janë Karaxhiqi dhe Slloba? Sa serbë janë ndëshkuar? Vetëm dy persona. Ndërsa ne po dënohemi njëri pas tjetrit për vendin, shtëpitë dhe popullin tonë. Në këtë mënyrë, është dënuar i gjithë populli shqiptar, madje edhe toka shqiptare, jo vetëm katër personat. Ne nuk kemi kryer krime dhe nuk kemi sulmuar askënd në trojet, tokat dhe shtëpitë tona. Ata erdhën, na sulmuan dhe masakruan familjet tona. A i merr gjykatësi parasysh këto fakte? Kjo është marrëzi dhe padrejtësi e madhe”, tha Shabani.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e shpallën fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi dhe e dënuan me 17 muaj burgim për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Vendimi u bë publik sot, më 17 nëntor 2026, nga gjyqtari Christopher Gosnell.
Në të njëjtin rast gjyqësor, ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu u dënuan secili me nga 12 muaj burgim. Për shkak të periudhës së kaluar në paraburgim, dënimet e tyre llogariten si të kryera.
Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u dënua me 1 muaj burgim me kusht, ndërsa ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm.
Ky gjykim ka të bëjë me akuzat për pengim të drejtësisë dhe është i veçuar nga procesi tjetër ndaj ish-presidentit Thaçi, që lidhet me krimet e luftës.
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe…
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Eruion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli…
KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…
Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin…
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…