Categories: sport

Yakin beson te surpriza ndaj Argjentinës: Zvicra futet pa frikë në çerekfinalen e Botërorit

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, është shfaqur i bindur dhe pozitiv në prag të sfidës së madhe me Argjentinën në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, duke nënvizuar se ekipi i tij nuk do të zbresë në fushë i stepur, edhe pse përballë do të ketë kampionët në fuqi të botës.

Të lidhura

None found

Zvicra ka kaluar një turne shumë të mirë deri në këtë pikë dhe tashmë synon hapin më të rëndësishëm, atë të nxjerrjes jashtë një prej pretendentëve kryesorë për trofeun, për të siguruar kështu një kualifikim historik në gjysmëfinalet e Botërorit.

Gjatë konferencës për shtyp para takimit, Yakin e pranoi vlerën dhe forcën e Argjentinës, por theksoi qartë se në futboll nuk ka skuadra që nuk mund të munden.

“Do të luajmë kundër kampionëve në fuqi. Është një mundësi unike për ne, por Argjentina nuk është e pamposhtur”, deklaroi trajneri Yakin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se skuadra e tij e ka përgatitur në maksimum këtë përballje dhe se e njeh mirë natyrën garuese të kundërshtarit.

“Sigurisht që do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur. E njohim mirë mentalitetin e skuadrave të Amerikës së Jugut. Për ta çdo ndeshje ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe luftojnë për çdo top deri në fund”.

“Ne duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë takimit dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na paraqitet”, u shpreh Yakin.

Argjentina mbërrin në këtë ndeshje pasi siguroi çerekfinalen me fitoren ndaj Egjiptit, ndërsa Zvicra kërkon të hyjë në histori me një triumf ndaj kampionëve të botës dhe të zërë një vend mes katër skuadrave më të mira të turneut.

Përballja mes Zvicrës dhe Argjentinës është parashikuar të luhet të shtunën më 11 korrik dhe pritet të jetë një nga ndeshjet më tërheqëse të fazës çerekfinale në Kupën e Botës 2026.

të fundit

Mbetet e pasigurt nëse projektligji për Specialen do të votohet sot në lexim të dytë

Pas miratimit në lexim të parë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Kuvendi po vazhdon punimet me pika…

3 minutes ago

Debate in the Laws Committee over territorial reform, DP: You are blocking our initiative; Manja: The proposals have been reviewed

Reforma administrativo-territoriale shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e Partisë Demokratike ngritën shqetësime…

12 minutes ago

After intimate videos with Adrian Hila are published, singer Blerina Matraku reacts again: I can’t look my father in the eye …

Pas reagimit të parë publik, Blerina Matraku, ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale, duke vijuar të flasë për situatën e…

13 minutes ago

Protest outside the Assembly continues even after bill approved

Edhe pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës. Çlirim Haziri,…

14 minutes ago

LDK MPs did not vote on changes to the Law on Specialist Chambers

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…

14 minutes ago

Debate në Komisionin e Ligjeve për Reformën Territoriale/ PD: Po bllokoni nismën tonë, Manja: Propozimet janë shqyrtuar

Reforma administrativo-territoriale, shkaktoi përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e Partisë Demokratike, ngritën shqetësime…

14 minutes ago