Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka përshëndetur aktgjykimin dhe dënimet e dhëna ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në çështjen që lidhet me pengimin e drejtësisë. Ajo bëri të ditur se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vijojë hetimet dhe ndjekjet penale për vepra të kësaj natyre.
Sipas ZPS-së, gjatë procesit gjyqësor u vërtetua se Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu kishin kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Këto përfshinin përpjekjet për pengimin e zyrtarëve në ushtrimin e detyrave të tyre, si dhe mosbindjen ndaj gjykatës, përmes ndërhyrjeve të paligjshme ndaj dëshmitarëve të mbrojtur.
None found
Gjykata vlerësoi se Thaçi kishte pasur rol drejtues në koordinimin e këtyre përpjekjeve dhe e shpalli fajtor edhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurës. Hajredin Kuçi u gjet fajtor për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.
Reagimi i prokurores West ishte se ky vendim përcjell një mesazh të qartë: askush, pavarësisht pozitës apo statusit, nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë kur përpiqet të dëmtojë sundimin e ligjit, të zbulojë materiale konfidenciale të gjykatës ose të ndikojë te dëshmitarët.
Ajo nënvizoi se veprime të tilla dëmtojnë integritetin e procedurave gjyqësore. Sipas saj, ZPS-ja do të mbetet e vendosur në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.
Njoftimi i ZPS-së bën të ditur se akuzat në rastin “Thaçi dhe të tjerët” u mbështetën në audioincizime të fshehta, të autorizuara nga gjykata, si edhe në materiale të sekuestruara.
Sipas prokurorisë, këto prova tregojnë se Thaçi, ndërsa mbahej në paraburgim në Hagë, u kishte dhënë vizitorëve të tij udhëzime të paligjshme për të komunikuar me dëshmitarë të ZPS-së në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj tij.
Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Eruion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli…
KB Peja ka marrë vendim për suspendimin e amerikanit Daquan Bracey, të cilin e riktheu para një muaji. Klubi i…
Real Madridi është shumë pranë transferimit të një prej talenteve më premtues të akademisë së Manchester Unitedit, JJ Gabriel, pasi…
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim Shabani, e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shpallur sot në Hagë…
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…