Zvicra dhe mallkimi i fazës 1/16, në vitin 2006 dolën pa shënuar dhe pësuar asnjë gol

Sonte ndaj Portugalisë (në orën 20.00) Zvicra do të tentojë të thyejë mallkimin e 1/16-ave.

Zviceranët nuk kanë hyrë në 8 më të mirat në botë që nga viti 1954, Kupa e Botës e cila u organizua nga Konfederata Zvicerane. Që atëherë eliminimet në fazën e grupeve, kualifikimet e munguara dhe pengesa e pakapërcyeshme e 1/16-ave, nga SHBA ’94 në Rusi 2018 katër eliminime, disa të bujshme.

Mbi të gjitha atë të Gjermanisë 2006, me penallti kundër Ukrainës dhe daljen nga turneu pa pësuar dhe shënuar asnjë gol./ h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2022 13:13