Zv.trajneri i Vllaznisë akuza të forta pas barazimit me Elbasanin: Është bërë masakër ndaj nesh

Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1 në përballjen e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Në përfundim të ndeshjes, zv.trajneri i skuadrës shkodrane, Ergi Borshi, reagoi ashpër për vendimet e arbitrave.

Të lidhura

None found

“Dola të flas për respekt ndaj jush dhe tifozëve, sepse ajo që ndodhi ndaj Vllaznisë ishte një masakër. Këta lojtarë dhe i gjithë stafi sakrifikojnë çdo ditë, pa mundur të takojnë familjet e tyre, në shi e në borë. Sot iu mohua puna e tyre. Nuk e kuptoj çfarë i ka bërë Vllaznia Maletajt dhe Barjamajt. Ndoshta po ndodh sepse vijmë nga veriu i vendit.

Duhet të merren masa, pasi gjithçka nisi me kartonin e kuq për ndërhyrjen ndaj Mehmetit dhe vazhdoi me anulimin e dy golave. Madje, mund të anulohej edhe goli i parë i Maletajt me Barjamajn. Fola në emër të djemve, të cilët treguan se çfarë skuadre janë. E kisha thënë se ekipi do të reagonte. Nuk kam më çfarë të shtoj. Faleminderit dhe natën e mirë”, u shpreh Borshi.


Shtuar 29.08.2026 20:58

sultanbeyli escortjojobetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbet