Zlatan Ibrahimovic tronditi publikun vetëm pak orë pas rënies në play-off të Kupës së Botës

Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic tha se shpreson të vazhdojë të luajë për kombëtaren, pavarësisht eliminimit të kombëtares skandinave në play-off të Kupës së Botës.

– Për sa kohë që mund të jem në formë dhe të kontribuoj diçka me lojën, shpresoj”, tha mbrëmë futbollisti 40-vjeçar, i pyetur për të ardhmen e tij në kombëtare.

Suedia u mposht dje nga Polonia me rezultat 2-0 dhe kështu mbeti pa një vend në Botërorin e Katarit.

Sulmuesi i Milanit më pas ka përsëritur në konferencën për shtyp se nuk ka ndërmend të përfundojë karrierën e tij në kombëtare. Ai u rikthye në kombëtaren suedeze vitin e kaluar, pas një pauze që zgjati më shumë se katër vjet.

– Do të vazhdoj sa të mundem. Nuk do të merrni një përgjigje ndryshe vetëm sepse nuk e fituam këtë ndeshje dhe sepse nuk u kualifikuam në Kupën e Botës”. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 16:56