Zlatan Ibrahimovic: E ardhmja ime është futbolli

Milan, një nga fuqitë kryesore në Serie A, është në pritje të procesit të rikuperimit të Zlatan Ibrahimovic (40 vjeç).

Ai vazhdon të jetë i dëmtuar për shkak të problemeve fizike. Sipas kontratës me kuqezinjtë deri në mesin e vitit 2022, suedezi ka lënë disa deklarata interesante që kanë bërë jehonë nga gazeta AS.

“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli. Më vjen keq që për momentin nuk mund të luaj. Kjo më jep shumë dhimbje, sidomos tani që skuadra po shkon mirë. Dua të jem atje dhe ta ndihmoj skuadrën. Që kur kam ardhur këtu, ne kemi bërë gjëra të mëdha dhe tani na mbetet vetëm një gjë: të fitojmë trofe. Ne po luftojmë dhe po punojmë për këtë, nuk dorëzohem derisa të fitoj me këtë ekip”. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 21:40