Zhang bëhet aktiv në rrjetet sociale pas 6 muajsh, tifozët: President, ende gjallë?

Postimi i fundit në Instagram daton në 23 maj, së bashku me Antonio Conten dhe Lele Oriali mban në duar trofeun e kampionatit.

Presidenti i Interit , Steven Zhang, rikthehet për t’u shfaqur në rrjetet sociale në natën e matematikës, duke siguruar kalimin në 1/16 të Champions League falë fitores ndaj Shakhtarit dhe më pas asaj të Real Madridit në shtëpinë e Sherifit.

Pas dhjetë vitesh, le të bëjmë një hap përpara, të shkojmë!!”, është komenti i numrit një zikaltër që shoqëron foton e lojtarëve është përqafuar për të festuar suksesin ndaj ukrainasve.

Por tifozëve të Interit nuk u pëlqeu, duke e qortuar Zhang për mungesën e gjatë. Dhe jo vetëm… “A je akoma gjallë president?”, “Kujtohesh herë pas here që je ende president i Interit”, “Për pak të harrova”, disa nga përgjigjet më ‘dashamirëse’. Por nuk mungojnë kritikat më të rënda: “Duhet të shesësh!”. /albeu.com

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Steven Zhang (@stevenzhang91)


Shtuar 25.11.2021 12:48