Zgjodhi Juven para Real Madrid, Allegri: Nuk jam penduar aspak

Allegri para se të pranonte ofertën për t’u rikthyer në Torino dhe për të drejtuar Juventusin la të mërzitur Realin pasi thuhej se mer palëve ishte arritur paraprakisht marrëveshja.

Në konferencën e ditës së sotme në prag të ndeshjes me Bologna që do të luhet të dielën në “Allianz Juventus Stadium”, Missimiliano Allegri u pyet edhe për zgjedhjen e bërë para “Los Blancos” dhe nëse është penduar që zgjodhi Juventusin.

Tekniku i “Zonjës së Vjetër” shprehet i lumtur që ka zgjedhur Juventusin dhe se është shumë i lumtur që është rikthyer në Torino.

“Aspak. Jam i lumtur që jam kthyer këtu. Djali im 10-vjeçar jeton këtu në Torino dhe kjo është një arsye tjetër që vendosa të kthehem. Doja të punoja sërish me Juventusin dhe të bëja katër vite të mira, duke ndërtuar diçka kuptimplote. Nuk jam penduar. Jam me fat dhe po punoj në një nivel të mirë. Kam marrë shumë kënaqësi dhe shpresoj se më shumë do të vijnë së bashku me klubin”, deklaroi Allegri./f.a/albeu.com


Shtuar 15.04.2022 19:29