sport

Zero gjuajtje në portë, Maran sheh përmirësime në krahasim me Silvinjon: Skuadra bëri më shumë se sa ishte mësuar të bënte

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, mendon se ekipi bëri më shumë se sa ishte mësuar të bënte nën drejtimin e Silvinjos sa i përket fazës ofensive, edhe pse e mbylli me humbje miqësoren ndaj Izraelit duke mos regjistruar asgjë gjuajtje në katërkëndor.

“Sigurisht ka aspekte pozitive dhe negative, është e vërtetë që nuk kishte asnjë gjuajtje në katërkëndor, ishim të pasaktë. Por sipas meje, skuadra, duke parë edhe statistikat, shkoi me shumë në tentativa drejt portës se sa ishte mësuar të bënte. Por kjo pak rëndësi ka, u mundëm ndaj shifrat le t’i lëmë. Kemi bërë gjera pozitive dhe gjëra negative. Kemi shtuar atë që të bëjmë presion më lart, që të kemi më shumë lojtarë në sulm por kjo solli humbje ekuilibri në pjesën e dytë, në 30 minutat e fundit ku dukeshim më pak të lidhur, ndoshta edhe nga dëshira për të rikuperuar. Por kjo nuk duhet të ndodhë. Fakti që kërkuam pak më shumë presion më të lartë, me shumë mundësi solli këtë çrregullim dhe këtu del në pak ana negative. Por sipas meje, nga pikëpamja e ndërtimit të aksioneve, kishte gjëra që nuk u finalizuan me gjuajtjen në portë, por u finalizuan si lëvizje. Pasi shkuam me konkluzione të mira, t’i afroheshim portës, ia dolëm me anë të manovrës, duke ndërtuar shumë më tepër se kundërshtarët. Pastaj për fat të keq, kemi në sy çerekun e fundit të ndeshjes që nuk ishte aspak i bukur për ne, absolutisht.

Të lidhura

None found

Biseda me Maraner? Ishte vetëm për të analizuar ndjesitë. Jam mësuar ta bëj, sepse mundohem të kem një përballje me bashkëpunëtoret, siç bëhet gjithmonë. Ne e bëjmë në fushë, jo në dhomat e zhveshjeve, asgjë e veçantë, gjëra që bëj gjithmonë.

Ndryshimi në ndeshjen e radhës? Padyshim duhet të jemi të aftë që të bëjmë presion në mënyrë më të vendosur, pa humbur ekuilibrin. Sot për çështje bujarie, duke u munduar të bënim presion lart, humbëm ekuilibrin. Kjo ishte diçka që edhe ua kisha kërkuar djemve, që të bënim presion edhe duke rrezikuar diçka. Por në një pikë të caktuar, ky rrezik u bë shumë i madh. Nuk duhet të bëjmë këtë gabim, duhet të jemi të aftë të bëjmë presion, të bëjmë ndeshjen, por duke mos lejuar shumë fushë në fazën e tranzicionit.

Ne duhet të shohim kundërshtarin deri në një pikë, por duhet të rritemi ne. Sot duket gjithçka negative, por ka aspekte pozitive sepse sipas meje u munduam të bënim diçka që në disa momente u pa. Duhet të punojmë mbi ato që janë karakteristikat tona dhe gjërat që duhen përmirësuar pa parë kundërshtarin, çfarë rezultatesh ka bërë”, u shpreh Maran para gazetarëve.

Tags: Maran

të fundit

Kelmendi kërkon distancim publik të Muhaxherit nga Porfirije: “Pse duhet të ekzistojë kjo afërsi?

Deputeti i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas deklaratave të Patriarkut Porfirije në varrimin e Ratko Mladiqit, duke i cilësuar…

2 minutes ago

Former State Lottery director Përparim Bajrami voluntarily reports to competent authorities

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është…

4 minutes ago

A building collapsed and three workers were injured: What the explosion at a fuel station in Tirana left behind (PHOTOS)

Shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ngjarja…

4 minutes ago

Ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, paraqitet vullnetarisht te organet kompetente

Ish-drejtori i “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, i dyshuar për përvetësim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, mëngjesin e sotëm u është…

5 minutes ago

Currency exchange/ What is happening with foreign currencies? Here is the euro and dollar buying and selling rate

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 78.5 lekë dhe do shitet me…

5 minutes ago

Tensions rise between Trump and Netanyahu as US does not block sanctions on Israeli settlements

Administrata e Donald Trump nuk ka kundërshtuar nismën e udhëhequr nga Britania e Madhe për vendosjen e sanksioneve të reja…

5 minutes ago